Loading…

Greqi, kapen mbi 100 kilogramë kanabis nga Shqipëria

  • 10/05/2017 | 22:47

Greqi, kapen mbi 100 kilogramë kanabis nga Shqipëria

Një sasi prej 105 kilogramë kanabis sativa u sekuestrua mbasditen e së mërkurës nga autoritetet greke në vendin e quajtur Elefsina, në hyrjen e kryeqytetit grek, Athinë.


Sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, agjentët kishin informacion se katër anëtarët e bandës, 2 shqiptarë, një grek dhe një ukrainas, tashmë të arrestuar, do të trafikonin nga kufiri shqiptar në Igumenicë një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Autoritetet mundën të mbikëqyrnin fillimisht njërin prej të arrestuarve, një 25-vjeçar shqiptar dhe e ndaluan atë në stacionin rrugor të Elefsinës, ku edhe iu gjetën 50 pako me kanabis, me peshë 105 kilogramë.

Në vazhdim, 25-vjeçari pranoi të bashkëpunonte me autoritetet, duke bërë të mundur arrestimin e anëtarëve të tjerë të organizatës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një automjet, si dhe disa celularë, shkruan Top Channel.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike. Të arrestuarit u dërguan për masë sigurie në Gjykatën e Athinës, ku kërkuan 48 orë kohë për të përgatitur deponimet e tyre. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë