Loading…

Greqi, arrestohet shqiptari me 67 kg hashash në kamion

  • 12/12/2016 | 15:52

Greqi, arrestohet shqiptari me 67 kg hashash në kamion

Një 45-vjeçar shqiptar, në kamionin e të cilit u gjetën të fshehura 67 kilogramë kanabis sativa, është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Portin e Patras, gjatë ikjes drejt Italisë.

Sipas autoriteteve greke, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik, u ndalua pak minuta përpara se të nisej me traget drejt Italisë mëngjesin e së hënës.

Lënda narkotike ndodhej e fshehur në disa vende të fshehta të kabinës së kamionit që drejtonte 45-vjeçari, e për gjetjen e saj u kërkua ndihma e qenit të policisë K9.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamioni, 3 celularë, 1.200 euro “cash” dhe një pajisje GPS, raporton Top Channel.

Roja bregdetare greke deklaroi se 45-vjeçari iu tha agjentëve se lëndën narkotike po e transportonte drejt Europës Perëndimore, për llogari të një bande shqiptare të trafikut të narkotikëve. Ai do të paguhej për transportin e saj, sapo t’ua dorëzonte trafikantëve në Itali.

Autori iu tha agjentëve se po provonte edhe masat e sigurisë, në mënyrë që gjatë udhëtimit tjetër që do të kryente, ta shtonte sasinë e lëndës që do të transportonte.

45-vjeçari u dërgua në Gjykatën e Patrës, e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kjo është sasia e parë e kanabisit, e kapur në Portin e Patras pas më shumë se 6 muajsh./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë