Emërimi i diplomatit amerikan Richard Grenel si i dërguar special për dialogun Beograd-Prishtinë, i habiti jo pak njerëz dhe politikanë jo vetëm në Ballkan, për arsye se Matthew Palmer, ishte meruar kohë më parë si njeri që do të merret me çështjen e dialogut, por emërimi i Grenell, tregon seriozitetin dhe rendësin që ShBA’të i kanë dhënë kësaj çështje për ta quar në fund, shkruan Gazeta Metro.
Burimeve diplomatike thonë se emërimi i një kalibri të diplomatit siç është Grenell, është bërë në mënyrë që të jenë ‘100 përqind të sigurt’ se interesat e Shtëpisë së Bardhë do të respektohen plotësisht në vazhdimin e zgjidhjes së çështjes në mes Kosovës dhe Serbis.
“Palmer është një njohës i jashtëzakonshëm i situatës në këtë rajon, përfshirë edhe Kosovën, por ai nuk është pjesë e rrethit më të ngushtë të Trump, por konsiderohet një njeri i një epoke të mëparshme politike. Prandaj, Grenell do të trajtojë vetëm çështjen e Kosovës, ndërsa Palmer do të përqendrohet edhe në çështjet me të cilat ballafaqohet Ballkani në tërësi – siç është përmirësimi i sigurisë dhe zvogëlimi i ndikimit rus ”, thanë diplomatët.
Pritet që Richard Grenell kryesisht të udhëheqë diplomacinë e anijes në rrugën Beograd – Prishtinë – Washington – Bruksel në muajt e ardhshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ‘ulet’ në një tryezë në selinë e BE’së në fazën tjetër të Dialogut të Brukselit.
Në këtë tryezë pritet të jenë ShBA, Beogradi, Prishtina, BE dhe ndoshta disa organizata si OSBE.
Ndërsa sa i përket kufijve, eksperti dhe njohësi i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, Dushan Janjiq, thotë se nuk pajtohet me qëndrimin e Daniel Serwer se Grenell do të kthejë në tavolinë idenë e korrigjimit të kufijve, pasi siç thotë ai, Trump nuk do të lejojë diçka të tillë meqë do të krijojë precedent të cilin do të mund ta shfrytëzojë pastaj Rusia në Gjerogji dhe Krime.
Ndryshe, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha dje ‘Zërit të Amerikës’ se presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm për shkak të besimit të madh që ka tek ai.
Emërimi i një zyrtari të këtij niveli të lartë dhe përfaqësuesi të aftë pasqyron angazhimin e presidentit Trump për të arritur një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Serbisë dhe Kosovës.
Ndërsa Kosova pritet të zgjedhë së shpejti një qeveri të re, emërimi i Grenell nënvizon rëndësinë që të dyja palët të hedhin hapa drejt rifillimit të dialogut, u shpreh zyrtari amerikan i pyetur nga Zëri i Amerikës lidhur me emërimin e Grenell./gazetametro.net