Loading…

Granit Xhaka një hap larg Romës, nga sezoni tjetër mund ta shohim nën drejtimin e Mourinhos

  • 08/06/2021 | 19:02

Granit Xhaka një hap larg Romës, nga sezoni tjetër mund ta shohim nën drejtimin e Mourinhos

Xhaka është rrugës për ta vazhduar karrierën në Itali. Ai është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, kur u ble për 35 milionë euro nga Borussia Mönchengladbach.


Arsenali dhe Roma janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e Granit Xhakës. Dy klubet janë duke negociuar për 28-vjeçarin dhe janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për shumën e transferimit të mesfushorit shqiptar.

Xhaka është dëshira e madhe e Jose Mourinhos, që nga sezoni ardhshëm do të jetë trajner i Romës, duke e bërë shqiptarin prioritetin numër një në afatin kalimtar të verës.

Xhaka ka luajtur pesë sezone me fanellën e Arsenalit që kur iu bashkua atyre nga Borussia Mönchengladbach në vitin 2016 për 35 milionë euro.

Reklamë
Gjatë kohës në Londër, mesfushori ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 20 asiste në 220 paraqitje në të gjitha garat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë