Loading…

Grabitje me armë zjarri në Hajvali: I dyshuari i del përpara një personi që po drejtonte një kamion dhe ia merr të gjitha paratë

  • 19/10/2021 | 22:53

Grabitje me armë zjarri në Hajvali: I dyshuari i del përpara një personi që po drejtonte një kamion dhe ia merr të gjitha paratë

Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës, saktësisht në Hajvali.

Sipas burimeve të lajmi.net një person i maskuar dhe me armë zjarri ka grabitur të gjitha paratë që kishte një person i cili po drejtonte një kamion në dalje të Prishtinës.

I dyshuari sipas informacioneve të para ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga Policia e Kosovës tashmë po merren me rastin.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit ka pasur kthim të numrit të madh të grabitjeve, në mesin e tyre edhe ato nën kërcënimin e armëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë