Një grabitje nën kërcënimin e armëve ka ndodhur rreth orës 18:00 në rr. Ilir Konushevci në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
Sipas zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, rreth orës 18:00 kanë marrë informacion për një rast të grabitjes.
Pre e grabitësve, sipas zëdhënëses, ka qenë një argjendari.
“Nën kërcënimin e armëve persona të dyshuar kanë grabitur një sasi të arit. Me rastin po merren njësitet kompetente”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë.
http://gazetametro.org/ne-shkurt-behet-rikonstruimi-i-vrasjes-se-dyfishte-te-2014s/