Loading…

Grabitet posta në Mitrovicë: Arrestohet punëtori i sigurimit i cili iku nga vendi i punës

  • 07/12/2019 | 16:21

Grabitet posta në Mitrovicë: Arrestohet punëtori i sigurimit i cili iku nga vendi i punës

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë, përkatësisht në postën e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç’rast policia ka arrestuar punëtorin e sigurimit, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ka ikur nga vendi i punës, shkruan Gazeta Metro.


Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se rasti ndodhi dje, rreth orës 05:30.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njpoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç ‘rast kanë vjedhur kasafortën e postës, në të cilën kishte 124 euro. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë