(Foto ilustrim)
Persona të maskuar e të armatosur ganë grabitur njërën nga filialet e një banke në Llapnasellë.
Katër persona kanë hyrë në filialen e bankës “Teb” dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen.
Grabitjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.
“Rreth orës 13 kemi pranuar një informatë se disa persona, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur filialën e një banke në Llapnasellë. Personat e dyshuar kanë kryer grabitjen ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës”, tha zëdhënësja Ahmeti- Haziraj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur para disa minutave.