Loading…

Gorilla më e vjetër në SHBA feston 60 -vjetorin e lindjes

  • 24/12/2016 | 23:35

Gorilla më e vjetër në SHBA feston 60 -vjetorin e lindjes

Ajo është një nëna e tre fëmijëve, gjyshja e 16 nipërve, madje është dhe stër- stër gjyshe, transmeton Gazeta Metro.

Kohët e fundit ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor, por mjekët thonë se gjendja e saj shëndetësore është duke u përmirësuar.

Colo është gorilla më e vjetër e vendit në kopshtin zoologjik Columbus në Amerikë dhe këtë javë ka festuar ditëlindjen, dhe ka bërë 60-vjeç.

Colo ka tejkaluar jetëgjatësinë e zakonshme të jetës së gorillave. Mosha e saj është vënë në qendër të vëmendjes, kujdesit shëndetësor, të mënyrës së ushqyerjes dhe janë përdorur të gjitha mënyrat terapeutike që ndihmojnë në jetëgjatësinë e kafshëve.

Qindra njerëz u mblodhën në kopshtin zoologjik këtë të enjte për të parë Colo, si dhe duke i kënduar “Happy Birthday”, ku nuk mungonin dekorimet me ngjyra të ndryshme dhe ëmbëlsirat.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë