Loading…

Google Translate vjen me perkthime të çuditshme: Zoti po vjen

  • 24/07/2018 | 15:18

Google Translate vjen me perkthime të çuditshme: Zoti po vjen

Siç duket Google Translate di diçka që ne të tjerët nuk e dimë, kjo për arsye se ka ardhur me disa përkthime të çuditshme që tingëllojnë si profeci të fundit të botës, transmeton gazetametro.net


Google është duke punuar vazhdimisht që përkthimet e çuditshme të mos paraqiten, por njerëzit po i gjejnë përsëri këto mesazhe alarmuese.

“Fundi i botës do të vie tre minuta para 12. Ne po përjetojmë zhvillime dramatike në botë, të cilat tregojnë se ne po i afrohemi gjithnjë fundit të botës dhe kthimit të Jezusi”,  është njëri nga këto përkthime alarmuese.

Nëse te lista e gjuhës në të cilën dëshiron të shkruash zgjedhni Maori dhe shkruani disa here ‘dog’ atëherë iu vjen ky përkthim i hidhur në gjuhën tuaj.

Nëse shkruani disa herë ‘nasa’ iu del përkthimi ‘Fati i tij i përket atij’.
Këto pasazhe janë nga bibla rreth fundit të botës dhe kanë zgjuar kritika nga përdoruesit, të cilët kanë thënë se Google Translate di diçka që ne të tjerët nuk e dimë.
Ndër gabimet është edhe një në gjuhën shqipe, ku togfjalëshi Djali i Hallës përkthehet gabimisht si Biri i K…s ./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë