Kjo nuk është aspak në rregull nga Google. Ju ndoshta e dini që google mbanë të regjistruar çdo gjë që shkruani në shiritin e tij të kërkimit, ashtu sikur që na skanon emailat për të analizuar përmbajtjen e tyre.
Por ajo qe ju nuk e dini është se Google na përgjon gjatë gjithë kohës. The Guardian, thekson se të njëjtën gjë e ka shpjeguar edhe Edward Snowden kohëve të fundit. Nese ju keni përdorur mikrofonin në Google që kinse shërben për të regjistruar, në ndërkohë ata ju përgjojnë gjatë gjithë kohës, transmeton gazetametro.net.
Por fatmirësisht ju mund të shlyeni të gjithë historinë e kërkimeve dhe regjitrimeve në Google. Duke kërkuar tabin Setings, History, tek Voice & Audio Activity tab, aty mund ti degjoni të gjitha regjistrimet dhe të dhënat e pastaj ti shlyeni të gjitha nga historia e juaj.
Gjithashtu ju mund të ndryshoni konfiguarcionin tek opsioni settings, dhe të siguroheni që nuk po regjistoheni përsëri.
Sygjerimi ka qenë edhe për Siri’n tek Apple dhe Microsoft Cortana, por përdoruesit e ketyre aplikacioneve kanë thënë se nuk egziston një mundësi për ti shlyer këto regjistrime./gazetametro.net