Loading…

Golashënuesi më i mirë në Slloveni, Daku: Nuk më ka vizituar askush nga FFK

  • 02/10/2022 | 21:33

Golashënuesi më i mirë në Slloveni, Daku: Nuk më ka vizituar askush nga FFK

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku po kalon momente të jashtëzakonshme në Slloveni me skuadrën e tij, Muran. Ai në një intervistë të fundit ka thënë se nuk e ka vizituar askush nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përkundër formës të mirë që po kalon, transmeton Gazeta Metro.


Daku është golashënuesi më i mirë në Superligën e Sllovenisë me shtatë gola së bashku me mesfushorin e Koper, Andrej Kotnik.

Ai ka deklaruar se nuk është zhgënjyer nga fakti që nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja, por vetëm i është rritur motivi për të punuar më shumë.

”Nuk më ka vizituar mua askush përkundër formës të mirë, askush nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës). Nuk jam shumë zhgënjyer, por në të kundërtën, vetëm sa më rritet edhe më shumë motivi për të punuar dhe luajtur. Në grumbullimet e radhës unë pres ftesë nga Kosova, dhe nëse nuk më ftojnë, unë gjithmonë jam tifoz i tyre. Nuk mundem askënd ta detyrojë të më ftojë, dhe nuk do të luaj për asnjë shtet tjetër përveç Kosovës, andaj pres në çdo moment ftesën nga Kosova,” tha ai për SuperSport Kosova.

24-vjeçari dje shënoi golin e barazimit kundër Domzales në minutën e fundit. Paraprakisht, ai humbi penalltinë në minutën e 63’të. /gazetametro.net

Momentet kur Mirlind Daku dje humbi penalltinë dhe në fund shënoi golin e barazimit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë