Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së premtes në stacionin policor në Suharekë është raportuar se ngasësi i veturës ka goditur aksidentalisht një këmbësor në Shirokë.
Sipas raportit të policisë është bërë e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 07:00 të premten.
Policia bënë të ditur se ngasësi i veturës nga pakujdesia aksidentalisht ka goditur një këmbësor, i cili ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.