Loading…

Goditet Kievi, 4 shpërthime të fuqishme zgjojnë kryeqytetin

  • 26/06/2022 | 10:50

Goditet Kievi, 4 shpërthime të fuqishme zgjojnë kryeqytetin

4 raketa ruse goditën Kievin mëngjesin e së dielës, pas ditësh të tëra qetësie teksa pushtuesit kanë fokusuar sulmin e tyre në lidnje. Vetëm 30 minuta pasi sirena e alarmit u dëgjua në kryeqytet, sulmet tronditën kryeqytetin.


Të paktën dy ndërtesa banimi, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u prekën nga sulmet, ndërsa nën rrënoja ka shumë banorë të bllokuar.

Që me nisjen e luftës sirenat bien vazhdimisht në Kiev, por nuk ka pasur sulme të mëdha në qytet që nga 5 qershori, kur një stacion hekurudhor u godit në periferi dhe një bombardim në fund të prillit kur një gazetare e Radio Evropa e Lirë u vra në një sulm që goditi ndërtesën ku ajo banonte.

Sukmi vjen në një kohë kur Rusia ka thënë se do të transferojë sisteme raketore me aftësi bërthamore Iskander-M tek aleati i saj Bjellorusia gjatë muajve të ardhshëm. Sistemet kanë një rreze në deri 500 kilometra.

Putin i tha Presidentit Bjellorusi Aleksandër Lukashenko në një takim në Shën Petersburg se sistemet e raketave “mund të përdorin si raketa balistike, si në versionet konvencionale ashtu edhe ato bërthamore”.

Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt pjesërisht nga territori bjellorus , i cili kufizohet me Ukrainën në veri. Gjatë gjithë luftës, Moska e ka përdorur Minskun si një bazë satelitore, për disa nga sulmet e saj ajrore sipas NATO.

Të shtunën, Ukraina pretendoi se forcat ruse kishin gjuajtur raketa të shumta në rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy nga Bjellorusia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë