Loading…

Goditet rrjeti i policëve që merrnin ryshfet, 59 në pranga (Video)

  • 19/12/2016 | 16:40

Goditet rrjeti i policëve që merrnin ryshfet, 59 në pranga (Video)

Janë ndaluar 59 zyrtarë policorë, të cilët janë dërguar në mbajtje për shkak të keqpëdrorimit të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti.


Ky është njoftimi që ka dhënë sot Inspektorati Policorë i Kosovës, pas një hetimi katër mujorë të zhvilluar në terren në tri zona. Përmes një konference për media kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Hilmi Mehmeti, tregoi se ky hetim ka ardhë pas informatave që ka marrë inspektorati për përfshirjen e kërtyre zyrtarëve policorë.

“Një hetim katër mujor, në masa të fshehta, përmes audiove dhe videoincizimeve dhe kanë rezultuar se një numër i madh i policisë kanë keqpëdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet. Sot është zhvilluar një operacion i gjërë dhe janë intervistuar 59 zyrtarë, dhe pas kësaj janë ndaluar dhe dërguar në qendrat e mbajtjes. Njëkohësisht për këta është kërkuar edhe suspendim nga puna”, tha Mehmeti gjatë kësaj konference.

Të arrestuarit, 20 prej tyre i takojnë njësitit për kontrollin e autostradave, 20 të tjerë nga njësiti rajonal i trafikut të Mitrovicës së Veriut, 15 zyrtarë policorë nga njësiti rajonal i Mitrovicës së Jugut dhe katër zyrtarë policorë nga njësiti rajonal i trafikut të prizrenit.

35 prej tyre janë me nacionalitet shqiptarë, 23 serbë dhe 1 boshnjak.

Inspektorati Policor i Kosovës do të paraqes në prokuroritë kompetente kallëzime penale për secilin prej të dyshuarve.

IPK po ashtu do të paraqesë kallëzime penale edhe ndaj 30 qytetarëve që kanë marrë pjesë në dhënien e ryshfetit.

Nga ana tjetër kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla tha se Komuna e Mitrovicës është më e goditura nga ky aksion.

“Hetimet kanë nisur pas marrjes së shumë informatave nga qytetarëve të cilën kanë raportuar për marrje ryshfeti. Shumica e zyrtarëve janë të trafikut dhe policë të kontrollit të Autostradës”, ka thënë më tej Syla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë