Loading…

Godet Albin Kurti, nënçmon me fjalë të rënda deputetët që formuan partinë e re

  • 09/05/2018 | 15:19

Godet Albin Kurti, nënçmon me fjalë të rënda deputetët që formuan partinë e re

Lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me formimin e partisë së re nga ana e deputetëve të cilët ishin pjesë e partisë së këtij të fundit. Kurti ka thënë se në Vetëvendosje nuk ka pasur e as ka ndarje dhe ka nënçmuar me fjalë të ashpra deputetët e shkëputur nga partia e tij që kanë formuar parti të re.


“Së pari në Lëvizje nuk pa pasur ndarje as nuk ka ndarje, VV’ja është më unike dhe harmonike se kurrë më parë, është e vërtetë se 12 deputetë e kanë braktisur grupin tonë Parlamentar por duhet ta dini ata para se të votohhen si emra të përveçëm janë votuar si  lëvizje vetëvendosje,. VV’ja pati mbi 200 mijë vota në 11 qershorin e vitit të kaluar dhe vota ishte për VV’në, se ata nuk kanë qenë kandidat të pavarur në zgjedhje”, u shpreh Kurti, transmeton gazetametro.net

“Ata janë nën nivelin e FERit dikur pra feri 2 është më keq se feri 1, por nuk ka mundru të jetë ndryshePopulli e ka provuar FER’in, 2.17 për qind, tash janë në një sondazh 1.8, në një 2 për qind d.m.th më shumë ka një lloj fryrje të perceptimi se aaa çka ka ndodhur në VV. Unë besoj se kanë gabuar shumë dhe besoj se ka prej tyre që e dinë se kanë gabuar. VV’ja nuk mbanë inat nuk urren kë, ne e kemi programin e orientimin tonë dhe jemi të bindur se kombinimi i social demokracisë me sovranitetin për Kosovën me intencën tonë kombëtare me demokracinë pluraliste, të gjitha këto vlera me luftimin e pa kompromis të krimit dhe korrupsionit dhe s’ka subjekt tjetër që mund ta bëjë këtë përveç Vetëvendosje janë kombinim fitues”, shtoi ai. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë