Loading…
GLPS: Qeveria shpenzoi buxhetin e rezervës shtetërore në kundërshtim me ligjin
  • 18/05/2019 | 12:12

GLPS: Qeveria shpenzoi buxhetin e rezervës shtetërore në kundërshtim me ligjin

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar raportin mbi keqpërdorimin e rezervave buxhetore mbi vendimmarrjen 1 vjeçare të Qeverisë. Me këtë rast, u tha se gjatë vitit 2018, Qeveria e ka shpenzuar mbi 73 përqind të buxhetit të rezervës në kundërshtim me ligjin për vendime jourgjente, transmeton Gazeta Metro.


Përfaqësuesja e GLPS-së, Albana Rexha u shpreh se nga 16 vendime që ka marrë Qeveria për shpenzimin e rezervës shtetërore, janë shpenzuar rreth 3.6 milionë euro.

“Nga analiza që ne kemi bërë, qeveria me marrjen e 16 vendime ka shpenzuar rreth 73 përqind të buxhetit të rezervave shtetërore në kundërshtim me nenin 29 të ligjit për financa publike, apo më saktësisht 3.5 milionë euro”, tha ajo, raporton kp.

Sipas saj, asnjë prej këtyre rasteve nuk janë shikuar kriteret ligjore dhe vendimet janë marrë ackt hok.

“Këto rezerva shtetërore do të duhej të shpenzoheshin për çështje urgjente dhe jo për aktivitete që deri më tani është përdorur ky buxhet shteti. Kemi pa raste, nga fondi i janë ndarë për individ të caktuar, lobime, shlyerje të borxheve”, u shpreh Rexha./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë