Loading…

Glauk Konjufca nga Ferizaji: Ne jemi drita në fund të tunelit

  • 03/06/2017 | 13:56

Glauk Konjufca nga Ferizaji: Ne jemi drita në fund të tunelit

Gjatë tubimit të Vetëvendosjes në Ferizaj, kandidati për deputet, Glauk Konjufca, ka filluar fjalën e tij me një rrëfim për vitin 1999, pas përfundimit të luftës.


“Si sot më kujtohet vera e 99 këtu në Ferizaj, Kosova e çliruar nga okupimi serb, qindra të larguar po ktheheshin në qytet. E kishin besimin, entuziazmin, optimizmin, shpresën, përkushtimin dhe krenarinë. Po sot pas 18 vjetëve?! Matrapazët e pas luftës ia kanë vra këtij populli shpresën dhe të ardhmen”, tha Konjufca para qytetarëve të Ferizajit.

Megjithatë ai tha se sheh një dritë në fund të tunelit, e ajo është Vetëvendosje.

“Vetëvendosje do t’ia kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen. Do t’ia kthejë Kosovës drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik”, premtoi Konjufca në Ferizaj.

Konjufca po ashtu shtoi se garancia e fitores së VV-së janë aktivistët që angazhohen pa u lodhur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë