Loading…

Glauk Konjufca i reagon deputetes së VV’së që i përshkroi me fjalë të rënda homoseksualët

  • 16/03/2022 | 16:41

Glauk Konjufca i reagon deputetes së VV’së që i përshkroi me fjalë të rënda homoseksualët

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka reaguar deputetes së Vetëvendosjes (VV), Labinotë Demi-Murtezi, e cila përdori fjalë të rënda për homoseksualët, duke deklaruar më tej se do të votojë kundër Kodit të ri Civil, i cili i hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, transmeton Gazeta Metro.


Demi-Murtezi e përmendi “mbrojtjen e moralit dhe shëndetit publik” për ta arsyetuar votën e saj kundër.

“Mbrojtja e moralit publik, shëndetit publik dhe mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijëve e mbipeshojnë të drejtën e personave të komunitetit LGBTI për respektimin e jetës private dhe të drejtën e tyre për zyrtarizimin e lidhjes së tyre me martesë apo bashkësi civile”, tha ajo.

Në replikë, Konjufca i tha asaj se ky diskurs është i padrejtë dhe diskriminues.

“Megjithatë, të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë të mbrojtur prej diskriminimit dhe prej paragjykimeve. Prandaj mendoj që nëse në diskursin tonë për njerëz të cilët kanë orientime të ndryshme seksuale ndaj nesh, përdorim terma si ‘shthurje’, ‘degjenerim moral’ dhe ‘sëmundje’, unë mendoj që janë të padrejta dhe jam kundër këtij diskursi”, tha kryeparlamentari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë