Loading…

Gjysmë milion vaksina të siguruara nga presidenti Biden vijnë sot në Kosovë

  • 11/02/2022 | 09:03

Gjysmë milion vaksina të siguruara nga presidenti Biden vijnë sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të arrijnë 515 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat janë siguruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, shkruan Gazeta Metro.


Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Për t’i pritur këto vaksina, do të dalin krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Më poshtë komunikata e plotë nga MSH:

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

Në ceremoninë  pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ceremonia fillon në ora 14:00 në IKSHPK. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë