Loading…

Gjysma e botës nuk e njeh Kosovën, s’heqim dorë prej saj

  • 01/02/2017 | 20:17

Gjysma e botës nuk e njeh Kosovën, s’heqim dorë prej saj

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, para takimit në Bruksel me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, ka thënë se Serbia do ta mbrojë territorin e saj.


“Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhje në mënyrë që të gjithë qytetarët e Serbisë të jetojnë të lumtur në Kosovë” ka thënë Nikolic.

Sipas Nikolicit, Prishtina zyrtare dhe Mogherini duan të diskutojnë për kthimin e Mitrovicës së veriut, pranimin e pavarësisë së Kosovës nga ana jonë, por ne do të insistojmë që të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe.

Përveç kësaj, Nikolic tha se bota është e ndarë në dy pjesë, njëra përkrah pavarësinë e Kosovës ndërsa pjesa tjetër jo.

“Kur shikoni se si shumë njerëz janë në anën tonë, përkatësisht se si shumë vende janë në anën tonë, atëherë ne nuk do të rrezikojmë popullin dhe territorin tonë. Serbia është një vend i cili mbron territorin e shumë vendeve, të drejtat e shumë popujve dhe krenarinë e lirinë si dhe sovranitetin”, tha Nikolic. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë