Loading…

Gjysma e bizneseve, jashtë sistemit fiskal

  • 09/01/2017 | 09:13

Gjysma e bizneseve, jashtë sistemit fiskal

Administratës Tatimore të Kosovës i janë dashur më shumë se gjashtë vjet për t’i bindur bizneset që merren me shitjen e derivateve të naftës që të përfshihen në sistemin fiskal.


Ky biznes, që ka qarkullim vjetor afro 600 milionë euro, ka refuzuar fiskalizimin, një herë me arsyetimin se kostoja është e madhe, e së fundi se në këtë proces ka monopol të furnizimit me pajisjet fiskale, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe derisa naftëtarët zotohen se brenda pak muajve do të fiskalizohen, ATK-së i mbeten edhe mijëra biznese tjera jashtë këtij sistemi. Nga mbi 50 mijë biznese aktive në Kosovë, me pajisje fiskale janë pajisur vetëm 25.769 sosh.

Shoqata e operatorëve të licencuar për pajisje me arkë fiskale ka ngritur si shqetësim heshtjen e ATK-së ndaj veprimeve të naftëtarëve, të cilët, sipas kësaj shoqate, me një parapagim ndaj kompanive të fiskalizimit e shtyjnë instalimin e pajisjeve fiskale. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë