Aktivitetet e disa grave të moshuara në Pekin, kanë bërë që të ndërhyjë edhe Policia.
Një grup i grave të moshuara në Pekin të Kinës, kanë nisur një aktivitet duke u mbledhur në parqe të ndryshme, duke lëshuar muzikë dhe vallëzuar në mes të parqeve.
Atyre, tashmë po u bashkohen edhe shumë njerëz madje edhe breza më të rinj.
Por ky aktivitet nuk po pritet mirë prej një grupi tjetër të njerëzve që po jetojnë afër vendeve ku ato po zhvillojnë aktivitetet.
Ata, po ankohen për zhurmën që po krijohet dhe tashmë i janë drejtuar Policisë.
Madje gjysheve valltare u kanë vërsulur edhe qentë.
E ky shqetësim dhe përballja e vazhdueshme detyroi shtetin që të ndërhyjë. Autoritetet lokale thanë se gjyshet apo kushdo tjetër, mund të bëjnë aktivitete të tilla nëse nuk shqetësojnë të tjerët dhe nuk prishin qetësinë publike.
Që prej 1 marsit, ato do të gjobiten nëse ka ankesa dhe vërtetohet shkelja që kanë bërë. Për këtë arsye, disa parqe në vend kanë nisur të instalojnë matës decibelësh për të verifikuar nëse gjyshet janë më të zhurmshme se duhet. /gazetametro.net