Loading…

Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Europa League

  • 08/07/2026 | 15:52

Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Europa League

Edhe një sezon do të nis për gjyqtarët kosovarë në garat evropiane.


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova, shkruan IndeksOnline.

Visar Kastrati është deleguar si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League, ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City F.C.

Asistentët e tij do të jenë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci ndërsa Valon Bajgora si gjyqtar i katërt e Genc Nuza do të jetë në AVAR.

Ndeshja mes CSKA Sofia dhe Derry Cityt zhvillohet të enjten më 9 korrik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë