Loading…

Gjyqësori llogaritet i dështuar në luftën kundër korrupsionit

  • 06/12/2016 | 16:22

Gjyqësori llogaritet i dështuar në luftën kundër korrupsionit

Një performancë ku do të shfaqen dështimet e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, do të shpaloset para Pallatit të Drejtësisë.

Këtë aktivitet, që bëhet në kuadër të “’Javës kundër korrupsionit”, do ta organizojë Instituti i Kosovës për Drejtësi, së bashku me organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës.
Gjithashtu, përformanca ka mbështetjen edhe të Ambasadës Amerikane.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka treguar se do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore të dështimeve në luftën kundër korrupsionit.

Sipas Musliut, gjetjet kryesore janë që sistemi gjyqësor në Kosovë ende po ballafaqohet me lëndë të shumta të korrupsionit që nuk po trajtohen.

Sipas tij, që nga viti 2002 ka denoncime të korrupsionit e që nuk janë trajtuar fare.

“Pra ka qytetarë që prej vitit 2002 kanë denoncuar korrupsionin dhe këto raste nuk janë trajtuar asnjëherë nga prokuroria”, ka thënë ai.

Ndryshe, këto ditë në Kosovë po mbahet “Java kundër korrupsionit”, në kuadër të së cilës do të mbahet edhe kjo përformancë./Gazeta Metro/

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë