Loading…

Gjykimi në Hagë, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

  • 15/09/2026 | 08:14

Gjykimi në Hagë, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa më 16 shtator pritet të shpallet verdikti final për katërshen e UÇK-së.


Të hënën në emisionin “DPT te Fidani”, Çitaku ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për angazhimin e tij lidhur me këtë proces.

Ajo tha se Rama është sjellë “si kryeministër i shqiptarëve”, duke theksuar se, përtej deklarimeve publike, ai ka bërë edhe veprime të tjera që nuk janë bërë të ditura.

“Unë dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ai është sjellë si kryeministër i shqiptarëve. Dhe unë e di që përtej deklarimeve publike që i kemi parë të gjithë, ai ka bërë shumë më shumë, dhe unë i jam përjetësisht mirënjohëse”, u shpreh Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë