Loading…

Gjykimi i Kumanovës hapet më 9 shkurt

  • 30/01/2017 | 13:32

Gjykimi i Kumanovës hapet më 9 shkurt

Procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës hapet për opinioni më 9 shkurt.


Këtë lajm për gazetën Koha e ka konfirmuar avokati Naser Raufi, i cili ka theksuar se prezantimi i dëshmive materiale me karakter të mbyllur nga Prokuroria Publike do të përfundojë brenda seancës së sotme dhe asaj që pritet të mbahet me datë 3 shkurt.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe opinionin e gjerë do të bëhet pas një periudhë tre mujorëshe, gjatë të cilës Prokuroria e shtetit para Trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga fillimi i muajit janar 2015 e deri pas datës 10 maj të po të njëjtit vit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë