Loading…

Gjykata turke merr vendim për gjashtë gylenistët e deportuar nga Kosova

  • 12/04/2018 | 08:28

Gjykata turke merr vendim për gjashtë gylenistët e deportuar nga Kosova

Gjykata turke ka caktuar masë arresti me paraburgim për gjashtë pjesëtarët e organizatës FETO të deportuar në Turqi nga Kosova përmes një operacioni të Agjencisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nën akuzat “udhëheqje të organizatës terroriste” dhe “spiunazh ndërkombëtar”, raporton AA.


Vendimi për paraburgimin e të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është caktuar nga një gjykatë penale në Stamboll.

Të dyshuarit janë sjellë në gjykatë pas marrjes paraprake të dëshmive nga ana e Prokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byrosë së Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara.

Ndryshe, MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë