Loading…

Gjykata suedeze dënon Google me 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim

  • 03/07/2026 | 22:51

Gjykata suedeze dënon Google me 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim

Një gjykatë në Suedi ka urdhëruar kompaninë Google të paguajë rreth 1.5 miliardë dollarë dëmshpërblim ndaj PriceRunner, një platformë për krahasimin e çmimeve në pronësi të kompanisë së pagesave Klarna, pasi konstatoi shkelje të rregullave të konkurrencës.


Vendimi konsiderohet si dëmshpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga një gjykatë suedeze në një çështje antitrust. Megjithatë, shuma është dukshëm më e ulët se rreth 8 miliardë dollarët që kërkonte PriceRunner, përfshirë interesat e akumuluara.

“Edhe pse PriceRunner nuk arriti sukses të plotë me padinë e saj, dëmshpërblimi i dhënë është pa dyshim më i madhi në historinë e çështjeve suedeze të konkurrencës”, deklaroi zyrtarja gjyqësore Linda Kullberg. PriceRunner ngriti padinë kundër Google në vitin 2022, duke kërkuar rreth 2.1 miliardë euro dëmshpërblim, me argumentin se kompania amerikane manipuloi rezultatet e kërkimit në favor të shërbimeve të saj.

Padia u paraqit vetëm tre muaj pasi Google humbi apelin ndaj një gjobe prej 2.42 miliardë eurosh të vendosur nga Bashkimi Evropian në vitin 2017. Autoritetet evropiane kishin konstatuar se kompania kishte favorizuar në mënyrë të padrejtë shërbimin e saj të krahasimit të blerjeve, duke dëmtuar konkurrencën dhe rivalët më të vegjël në tregun evropian. Vendimi i fundit pritet të shtojë presionin ndaj gjigantëve të teknologjisë në Evropë, ku autoritetet po intensifikojnë zbatimin e rregullave të konkurrencës dhe mbikëqyrjen e praktikave të tyre në treg.

Google prej vitesh po përpiqet t’u japë fund bllokuesve agresivë të reklamave dhe duket se tani më në fund ka arritur qëllimin e tij. Kalimi nga sistemi i vjetër Manifest V2 (MV2) te arkitektura e re Manifest V3 (MV3) ka qenë në zhvillim që nga viti 2018. Këto janë struktura teknike që përcaktojnë mënyrën se si funksionojnë shtesat (extensions) brenda shfletuesit Chrome.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë