Loading…

Gjykata Speciale shtyn Kosovën drejt BE’së

  • 14/12/2016 | 23:29

Gjykata Speciale shtyn Kosovën drejt BE’së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka folur sot për qështjet më të rëndësishme në Kosovë, Demarkacionin me Malin e Zi dhe Gjykatën Speciale.

Për të parën, tha se Kuvendi i Kosovës duhet ta miratoj pasi që është edhe njëri prej kushteve të BE-së.

“BE-ja e ka bërë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje kusht për liberalizimin e vizave. Sigurisht që unë e mbështes aftësinë e Kosovës për integrim në institucionet evropiane dhe për ta pasur mundësinë për të udhëtuar nëse BE-je e lejon këtë gjë, por natyrisht ky nuk është vendim imi. Por, mendoj se Kuvendi do të duhej ta miratojë këtë marrëveshje, do të duhej ta ratifikojë atë. Natyrisht që do t’i nxisja qytetarët e Kosovës të bisedojnë me deputetët e tyre dhe t’ua shpjegojnë se sa e rëndësishme është për ta që t’i plotësojnë kushtet e BE-së”, ka thënë Delawie në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, për Gjykatën Speciale tha se është një hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në strukturat evropiane.

“Mendoj se Gjykata dhe çka do të dalë nga ajo do të jenë hapa shumë të rëndësishëm për Kosovën në shtegtimin e saj drejt integrimit të plotë në strukturat evropiane, që e kam thënë shumë herë është qëllimi im për Kosovën. Kam besim të plotë në aftësinë e gjykatës për të ndarë drejtësi për krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme”, tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë