Loading…

Gjykata speciale fillon hetimet në 2017

  • 27/12/2016 | 08:48

Gjykata speciale fillon hetimet në 2017

Gjykata speciale që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë me ngritjen e akuzave dhe menjëherë pas këtyre akuzave do të pësojnë dhe arrestimet.

Njohësit e çështjeve juridike e ekspertët e Kushtetutës fajësojnë Bashkimin Evropian  për mosfillimin e punës së Speciales, pasi që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e saj. Ndërkohë paralajmërojnë se tremujori i parë i vitit të ardhshëm do të jetë shumë “i nxehtë”.

Ndërkohë që kritikojnë Bashkimin Evropian për vonesat edhe pse u kishte bërë një presion të madh institucioneve të Kosovës që me çdo kusht dhe sa më parë të miratohej ligji dhe të nënshkruhej.

“Kosova i ka kryer ato obligime, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare nuk ka qenë mjaft efikase dhe efiçiente”, ka thënë eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Mazllum Baraliu, shkruan Zëri.

Sipas Baraliut, tani momenti i fundit që kjo Gjykatë të veprojë dhe të përfundohet me ankthin e kosovarëve.

“Është momenti i fundit të ketë më shumë përgjegjësi bashkësia ndërkombëtare, në radhë të parë BE-ja dhe shteti i Holandës bashkë me të tjerët që ta funksionalizojnë këtë Gjykatë dhe ta bëjnë punën sa më parë që të mos zvarritet me vite, siç ka qenë puna me tribunat e tjera e të mbahet peng i tërë populli i Kosovës dhe të lihen njerëzit në ankth dhe në stres”, është shprehur ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë