Loading…
Gjykata Speciale është e njëanshme, ajo fokusohet vetëm tek kosovarët me shkrime të shpifura nga Dick Marty
  • 21/02/2019 | 22:40

Gjykata Speciale është e njëanshme, ajo fokusohet vetëm tek kosovarët me shkrime të shpifura nga Dick Marty

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geoffrey Nice, ka deklaruar në Zona e Debatit se Gjykata Speciale nuk vlen sepse është e bazuar vetëm në raportin e Dick Martyt i cili është fokusuar vetëm në shqiptarët e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Nice ka thënë se kjo Gjykatë është e njëanshme dhe e dëmshme për Kosovën pasi aty akuzat po bazohen vetëm nga raporti i Dick Martyt.

Ai ka thënë  se ka pasur mundësi që individët të cilët kanë kryer krime lufte të gjykohen në Kosovë dhe jo jashtë saj, transmeton Gazeta Metro.

“Gjykata e Nurembergut është kritikuar se ka qenë drejtësi e fitimtarit sepse është dënuar vetëm një anë mirëpo aleatët nuk janë dënuar kurrë për hedhjen e bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki…Gjykata Speciale për Kosovën nuk vlen sepse është e bazuar në raportin e Dick Martyt i cili është i fokusuar vetëm në shqiptarët e Kosovës….Është i fokusuar vetëm në një grup etnik dhe kjo për mua është vërtetë e jashtëzakonshme. Çfarë do të ndodhte sikur të bëhej një Gjykatë e tillë në një shtet perëndimorë”, ka thënë Nice.

Nice ka thënë se raporti i Dick Martyt është shumë dëmtues për Kosovën dhe qytetarët e saj pasi që krijon përshtypje të hidhur tek lexuesit, po ashtu ka thënë se ky raport është shpifës.

“Ndoshta Gjykata Speciale po i shërben qëllimit të rishkrimit të historisë. Unë jam një jurist i jashtëm i cili fatkeqësisht nuk e flet gjuhën dhe kam këto limitime pasi që shoh vetëm ato që më vendosen përpara…Kur jam njoftuar për dyshimet për marrje organesh nga një revistë e cila shkruante për një raport dhe për një dëshmitar të cilit Serbia i referohej si K 144, mu ka dukur plotësisht një shkrim i shpifur”, tha Nice.

 

Më të fundit
...
  • 23/05/2019 | 22:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë