Loading…

Gjykata shpall dënimet për ata që rrahën Zijadin Selën, 82 vite burgim

  • 05/07/2018 | 11:43

Gjykata shpall dënimet për ata që rrahën Zijadin Selën, 82 vite burgim

Në Gjykatën Penale u shqiptuan dënimet për të akuzuarit që tentuan të vrasin kreun e ASH-së dhe deputetin, Ziadin Selës natën e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.


Shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës u dënuan për kryerjen e veprës tentim vrasje.

Ata janë: Kire Georgievski 13 vjet burg,

Oliver Oshavkovski 10 vjet

Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e 6 muaj

Akeksandar Janeveski-Toshta 13 vjet

Andrej Micov 10 vjet e 10 muaj Nikolla Vojminovski

13 vjet e 6 muaj dhe Kosta Dellov 10 vjet e 6 muaj

Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj.  Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë