Loading…

Gjykata shfajëson Pal Lekajn

  • 19/05/2017 | 16:07

Gjykata shfajëson Pal Lekajn

Gjykata Themelore e Gjakovës ka pushuar procedurën penale ndaj të pandehurve Pal Lekaj, Qazim Mehmeti dhe Nikollë Lleshi të cilët akuzoheshin se në bashkëkryerje kishin keqpërdorë detyrën zyrtare.


Shfajësimi nga gjykata është bërë më 15 maj, pak ditë para se subjektet politike t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Sipas aktakuzës, Lekaj, Mehmeti dhe Lleshi akuzohen se gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie pasurore për vete apo për tjetrin duke i shkaktuar dëme Komunës së Gjakovës dhe banorëve të fshatit Jahoc të kësaj komune në një projekt të asfaltimit të një rruge gjatë kohës sa Lekaj ishte kryetar i komunës së Gjakovës.

Në aktvendimin e veçantë të Gjykatës në Gjakovë të siguruar nga KALLXO.com thuhet se hedhja e akuzës është bërë në mungesë të provave.

“Hudhet aktakuza Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës … dhe pushohet procedura penale ndaj të pandehurve Pal Lekaj, Qazim Mehmet dhe Nikollë Lleshi në mungesë të provave”, thuhet në aktvendim.

Gjykata e ka pushuar procedurën e të akuzuarve në shqyrtimin e dytë fillestar, duke e hedhur poshtë aktakuzën pa u lëshuar në shqyrtimin e provave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë