Loading…

Gjykata nuk e ndalon Asociacionin por kompetencat ekzekutive

  • 09/02/2017 | 13:31

Gjykata nuk e ndalon Asociacionin por kompetencat ekzekutive

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se dy provokimet e fundit të Serbisë, siç ishte treni dhe muri, kanë treguar se institucionet tona kanë treguar pjekuri dhe veprim institucionale.


Beqiri lidhur me interpelancën për veriun, ka thënë se si subjekt politik janë të shqetësuar që Beogradi tenton t’i ikë marrëveshjeve të arritura në Bruksel, madje duke tentuar të provokojë.

“Dy provokimet e fundit treni dhe muri, kanë treguar se institucionet tona kanë treguar pjekuri dhe veprim institucionale”, tha ai.

Ai ka thënë se nuk duhet të lidhet muri me Asociacionin serb.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon themelimin por kërkon që të eliminojë kompetencat ekzekutive, pa këto kompetenca, asociacioni është obligim i joni”, tha Beqiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë