Loading…

Gjykata në Mitrovicë merr vendim për personin që tentoi ta vras gruan e tij 

  • 06/04/2019 | 17:34

Gjykata në Mitrovicë merr vendim për personin që tentoi ta vras gruan e tij 

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marr vendim ndaj personit i cili ka tentuar ta vras gruan e tij me armë zjarri kështu duke e lënë viktimën të plagosur, transmeton Gazeta Metro.

Gjykata i ka caktuar të dyshuarit R.F një muaj paraburgim, kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, përcjell Gazeta Insajderi.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin R.F, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

I njëjti dyshohet që ditën e djeshme me datë 05 prill 2019 rreth orës 13.00 në rrethana ende të paqarta ka plagosur gruan e tij duke shtënë dy herë me pistoletë në të.

Me këto veprime i dyshuari R.F, dyshohet se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë në tentative” nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 lidhur me nenin 28, dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur sot me datë 06 prill ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë