Loading…

Gjykata merr vendim për të dyshuarin e katërt për vrasjen në Gllogjan

  • 10/02/2022 | 17:03

Gjykata merr vendim për të dyshuarin e katërt për vrasjen në Gllogjan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit të katërt, i arrestuar nën dyshimet në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, të ndodhur më 26 nëntor të vitit të kaluar.


Një vendim i tillë është marrë më 6 shkurt 2022 nga gjykatësi i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I dyshuari i katërt për vrasjen e trefishtë, ishte arrestuar më 4 shkurt.

Ndryshe, më 10 janar 2022, njërit nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Lajmin e kishte konfirmuar zëdhënësja për informim e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti, e cila tha se dy të dyshuarve të tjerë iu ka vazhduar paraburgimi.

Ndryshe, tre të dyshuarit për ngjarjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona, ishin arrestuar më 11 dhjetor.

Në sulmin ndaj autobusit me nxënës, mbeti i vrarë shoferi dhe dy nxënës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë