Loading…

Gjykata merr vendim për gjakovarin që dhunoi dy vajzat e tij

  • 09/02/2022 | 16:26

Gjykata merr vendim për gjakovarin që dhunoi dy vajzat e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një muaj, personit që dyshohet se dhunoi dy vajzat e tij, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një njoftimi për media, Gjykata ka njoftuar se i dyshuari F.K, dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit F. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit në vazhdimësi dhe të sulmit seksual”, thuhet në njoftim.

Sipas kërkesës, “në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F. K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, XX. Gjithashtu, në muajin shtator 2020, me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, XX.”.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Dhunimi” në vazhdimësi dhe veprën penale “Sulmi seksual”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 06 mars 2022”, vijon njoftimi.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë