Zëdhënësja e gjykatës franceze në Comar ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug se janë tri opsione për vendimin e të enjtes ndaj Ramush Haradinajt.
Zëdhënësja e gjykatës Sandra di Rosa, i ka thënë Tanjugut, se Departamenti i Hetimeve i Gjykatës së Apelit mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë shqyrtim të mëtejshëm të çështjes në seancën e ardhshem, përcjellë gazetametro.net.
Ajo gjithashtu ka shtuar se mund të ketë një opinion pozitiv rreth kërkesës së Serbisë, pra që Haradinaj të ekstradohet në Serbi, ashtu siç kanë kërkuar autoritetet serbe të drejtësisë.
Dhe opsioni i tretë sipas saj, është që Gjykata e Apelit në Colmar të ketë një opinion negativ për Serbinë, që ekstradimi i Haradinajt në Serbi të refuzohet.
Pas kësaj, Haradinaj do të jetë i lirë të largohet nga Franca, dhe Serbia do të ketë të drejtë të apelojë vendimin.
Megjithatë, në qoftë se Gjykata e Apelit konstaton se ekzistojnë kushtet për ekstradim të Haradinajt, vendimin përfundimtar për ekstradim do ta marrë qeveria franceze.
Haradinaj, u arrestua më 4 janar, në kufirin në mes të Zvicrës dhe Francës, pas një urdhër-arresti serb, të lëshuar në Interpol. /gazetametro.net