Loading…

Gjykata Europiane a do të jetë faktor për themelimin e Asociacionit?

  • 20/05/2022 | 12:10

Gjykata Europiane a do të jetë faktor për themelimin e Asociacionit?

Që nga dita kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është ngritur dilema rreth efekteve të Gjykatës Evropiane, dhe sa kanë fuqi obiliguese vendimet e saj


A po i kanoset Kosovës rreziku i detyrimit për ta themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (ASK) pas, anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE)?

Për këtë temë Portali D, ka zhvilluar bisedë me njohës dhe ekspertë të fushës juridike e politike.

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka folur lidhur me këtë çështje, duke thënë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës kërkon një nivel të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut.

Sipas Ymerit, në këtë ka disa lloje të të drejtëve të njeriut siç janë e drejta për jetë dhe ndalimi i torturës, ku këto janë fondamentale. Mirëpo, menjëherë pas këtyre vijnë çështjet e lirisë dhe të sigurisë, të pronës e privatësisë.

Ai ka treguar edhe për punën e Gjykatës Evropiane.

“Gjykata për të drejtat e njeriut siguron që organet shtetërore të vendeve anëtare nuk shkelin këto të drejta me veprim ose mosveprim”, ka thënë Ymeri për Portal D.

Sa i përket asaj se a ka mundësi që Gjykata Evropiane t’i zgjidhë çështjet e humbura nëpër gjykatat e Kosovës përfshi edhe Gjykatën Kushtetuës, siç është ASK, i pari i institutit për politika sociale ”Musine Kokolari” ka thënë se kjo gjykatë mund të përdoret edhe për raste gjyqësore mes shteteve.

Visar Ymeri, Kryetari i Institutit për Politika Sociale
“Shkuarja në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut për këto çështje dhe fitorja eventuale e rasteve atje e shton obligimin e zbatimit të tyre”, ka deklarua Ymeri.

Ai ka përfunduar duke thënë se Gjykata e Evropiane është një instrument jashtëzakonisht i përdorshëm dhe i dobishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, avokatit Artan Çerkin lidhur me këtë çështje ka deklaruar se një gjë të tillë Serbia fare nuk mund ta realizojë ngase Gjykata Evropiane, nuk merret me çështje të kësaj natyre, por merret vetëm më të drejta e qytetarëve të cilat shkelen nga autoritete publike të Kosovës.

“Gjykata e Evropiane i trajton vetëm ato raste që kanë të bëjnë nga nenin 2 deri tek nenin 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka thënë Çerkini.

Më tej ai ka deklaruar se me të drejtat me të cilat merret Gjykata Evropiane sipas tij, ato janë e drejta për jetën, e drejta për gjykim të drejtë edhe të paanshëm, e drejta për liri të lëvizjes e të privatësisë, dhe lirin e shprehjes.

Ndërsa, Çerkini tutje ka përfunduar se nuk sheh rol të Gjykatës Evropiane kur vije puna tek implementimi i marrëveshjeve mes Kosovës edhe Serbisë, pasi nuk është në misionin e saj.

Një gjë tjetër e ka thënë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Kreshnik Gashi. Në lidhje më Gjykatën Evropiane ai ka thënë se Serbisë i konvenon që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës pasi, Serbia është duke menduar në mënyrë strategjike duke mos lobuar me të gjitha kapacitet që t’ia mundësoj Kosovës të bëhet anëtare dhe pastaj ta përdorë Gjykatën Evropiane për proceset të cilat i ka humbur në Gjykatë Kushtetues të Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia do ta përdorë një taktikë të lobimit të heshtur, që ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Gashit, nëpërmjet kësaj Gjykate, Serbia do të bëjë përpjekje për të dëmtuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Mosrespektimi i të drejtave të komunitetit serb për pronat në Kosovë të cilat ne nuk ju kemi garantuar gjykim të paanshëm, Serbia do t’i përdorë kundër Kosovës, pasi kjo e fundit nuk i respekton të drejtat e njeriut, dhe ne e dimë se çfarë vendimesh do të sjellë Gjykata e Evropës”, ka sqaruar Gashi.

Gashi ka përfunduar duke bërë të ditur se çfarë është në gjendje të bëjë një shtet siç është Serbia, që nuk ka lënë mjet pa përdorur që ta luftojë shtetësinë e Kosovës dhe ajo do ta përdorë këtë gjykatë për ta dëmtuar Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë