Loading…

Gjykata e Francës shpjegon shtyerjen e vendimit për Haradinajn

  • 09/02/2017 | 18:11

Gjykata e Francës shpjegon shtyerjen e vendimit për Haradinajn

Gjykata e Apelit në Francë ka shpjeguar arsyen e shtyrjes së marrjes së vendimit për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës njëherësh ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, duke thënë se Prokurori publik francez ka kërkuar informata shtesë nga Serbia lidhur me disa çështje.


“Prokurori publik francez ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për disa çështje, duke përfshirë dokumentet e caktuara, si dhe informacion shtesë mbi procedurën penale në Serbi”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa për Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ajo ka vënë në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet me 2 mars , dhe se trupi gjykues në këtë rast  ka tre opsione lidhur me këtë.

“Mund të urdhërohet mbledhja e informacioneve shtesë dhe të kërkohet shqyrtimi i mëtutjeshëm i rastit në seancën e radhës. Gjithashtu është e mundur të refuzohet ose pranohet kërkesë për ekstradim”ka shtuar Rosa.

Sipas saj, në qoftë se Gjykata e Apelit në Colmar jep vendim negativ për Serbinë, ekstradimi i Haradinajt nuk do të jetë i mundur dhe se pas kësaj Haradinaj do të jetë i lirë të largohet nga Franca dhe Serbia do të kishte vetëm të drejtën e apelimit për ankesë lidhur me vendimin.

Megjithatë, në qoftë se Gjykata e Apelit konstaton kushtet për ekstradim të Haradinajt, vendimi përfundimtar për ekstradimin do të merret nga qeveria franceze, ka thënë zëdhënësja e gjykatës./Indeksonline/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë