Loading…

Gjujatja me armë mes zyrtarëve të Telekomit: I arrestuari është zyrtar i AAK’së dhe mik i Bekë Berishës

  • 20/12/2019 | 13:48

Gjujatja me armë mes zyrtarëve të Telekomit: I arrestuari është zyrtar i AAK’së dhe mik i Bekë Berishës

Lidhur me rrahjen e mbrëmshme mes dy zv/drejtorëve të Telekomit të Kosovës, ku njëri prej tyre mbeti i plagosur, policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë Berat Gashin.

Përplasja mes Shaban Ramajt dhe Arsim Ramadanit eskaloi në sulm fizik e që përfundoi me plagosjen e Ramajt.

Në deklaratën e tij në polici Ramaj kishte thënë se është plagosur aksidentalisht – vetëplagosur. Ai ka deklaruar se armën e ka marrë nga shoku i tij që në këtë rast është marrë nga policia si i dyshuar Berat Gashi. Armën e modelit XDM, Gashi e ka pasur me leje, por pas rastit është konfiskuar nga policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit Berat Gashi është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si shkaktim i rrezikimit të përgjithshëm dhe posedim i paautorizuar i armës.

Berat Gashi, është zyrtarë i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës dhe shok i deputetit Bekë Berisha, bashkëshortja e të cilit është kryetare e bordit të Telekomit, Besa Shatri Berisha.

Gashi, si kryetar i forumit të rinisë së AAK-së në shtator kishte organizuar këtë takim.

“Sot organizuam një darkë pune me aktivistë të Aleancës së të Rinjëve të Kosovës në Istog, si kryetar i ketijë forumi ju falenderoj të gjithëve për përkrahje për Aleancën dhe deputetet tanë Bekë Berisha, Gani Dreshaj dhe Donika Kadaj, së bashku për 100% Kosovë”, shkruante ai lidhur me aktivitetin e partisë, shkruan Insajderi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë