Loading…

Gjuhët zyrtare janë anglishtja dhe frëngjishtja: Lexoni 6 fakte mbi NATO’n

  • 18/03/2022 | 10:37

Gjuhët zyrtare janë anglishtja dhe frëngjishtja: Lexoni 6 fakte mbi NATO’n

Siguria në jetën tonë të përditshme është çelësi i mirëqenies sonë. Qëllimi i NATO-s është të garantojë lirinë dhe sigurinë e anëtarëve të saj nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake, shkruan Gazeta Metro.


Kjo organizatë luan një rol nëpër krizat politike, dhe të gjitha shtetet anëtare të saj kontribuojnë me forcat dhe pajisjet e tyre ushtarake. Më poshtë Metro ju sjellë gjashtë fakte që ndoshta s’i keni ditur për NATO’n:

1. Një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit kolektiv e të gjithë 30 vendeve anëtare meqenëse të gjitha vendimet merren me konsensus.

2. Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior- NATO është një organizatë e themeluar në vitin 1949 në bazë të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili u nënshkrua në Uashington më 4 prill 1949.

3. Selia qendrore e NATO-s është në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

4. Gjuhët e perdorura nga NATO janë anglishtja dhe frengjishtja, dhe roli kryesor i kësaj aleance është të ruajë lirinë e Shteteve Anëtare dhe mbrojtjen me anë të forcës ushtarake.

5.  Qindra nëpunës, ashtu si dhe ekspertë civilë e ushtarakë, vijnë çdo ditë në Selinë qendrore të NATO-s për të shkëmbyer informacione, për të shkëmbyer ide dhe për të ndihmuar në përgatitjen e vendimeve kur është e nevojshme, në bashkëpunim me delegacionet kombëtare dhe personelin në Selinë qendrore të NATO-s.

6. Çdo ditë, vendet anëtare konsultohen dhe marrin vendime për çështjet e sigurisë në të gjitha nivelet dhe në fusha të ndryshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë