Loading…

Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

  • 28/03/2019 | 11:30

Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se në orën 23:43 në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri më 26 mars me ç’rast është lënduar një person, transmeton Gazeta Metro.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

“Raportohet se në lokacionin e përmendur ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur të lënduar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nga i cili është konfiskuar një armë automatike AK-47. I lënduari është dërguar në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Policia shton se si të dyshuar janë edhe dy persona të tjerë të cilët gjenden në arrati. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë