Loading…

Gjuajtje me armë gjatë orës policore në Prishtinë: Policia deklarohen për Metron

  • 04/04/2020 | 22:22

Gjuajtje me armë gjatë orës policore në Prishtinë: Policia deklarohen për Metron

Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot rreth orës 19 e 40 në Lagjen e Spitalin në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tutje theksoi se janë shoqëruar në polici tre persona, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Metron.

Krasniqi tutje ka thënë se policia po vazhdon ta trajtojë rastin, kurse nuk dihet nëse si pasojë e këtij rasti ndonjë person ka pranuar tretman mjekësor. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë