Loading…

Gjoshi i PDK’së i reagon Kurtit: Gënjeve, mashtrove dhe tradhtove për reciprocitetin me Serbinë

  • 25/05/2021 | 16:26

Gjoshi i PDK’së i reagon Kurtit: Gënjeve, mashtrove dhe tradhtove për reciprocitetin me Serbinë

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Betim Gjoshi i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, pasi që qeveria e tij ka dhënë shenja se ka hequr dorë nga vënia e reciprocitetit me Serbinë, e që ishte premtimi kryesor i fushatës së Vetëvendosjes (VV), shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Gjoshi ka akuzuar Kurtin se ka gënjyer, mashtruar e tradhtuar për reciprocitetin me Serbinë.

“Ti Albin, nëse të ka mbetur pak ndërgjegje, sot duhet të dalësh para qytetarëve dhe t’iu tregosh se për kaq vite i ke gënjyer, mashtruar dhe tradhëtuar duke iu premtuar se me Serbinë do të vendosësh Reciprocitet”, ka shkruar ai.

Tutje, Gjoshi ia ka kujtuar Kurtit kur kundërshtonte edhe SHBA-të për këtë masë, duke thënë se atë kohë edhe e përqeshte Shtëpinë e Bardhë.

Më poshtë postimi i plotë i Gjoshit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë