Loading…
Gjobitet zviceriani se ua prishi sorrave folenë
  • 20/02/2019 | 23:11

Gjobitet zviceriani se ua prishi sorrave folenë

Një banor 59-vjeçar i Bernës është gjobitur, pasi ka hequr folenë e sorrës nga një pemë, në mënyrë të paligjshme. Për të dënuarin është e qartë se ai lëndën do ta dërgojë në instanca më të larta.


Gjykata rajonale e Bern-Mittelland të martën e ka dënuar një banor 59-vjeçar nga Berna, pasi në muajin mars të vitit të kaluar, në mënyrë të paligjshme e ka hequr nga pema folenë e sorrave. Pas dëgjimit të vendimit, i gjobituri ka deklaruar se rastin do ta dërgojë në Gjykatën e lartë: “Kjo është një qind për qind e sigurt”, ka deklaruar ai për mediat zvixcerane.

Paraprakisht, gjykatësja Andrea Gysi personin e kishte dënuar me një gjobë të kushtëzuar prej 20 normave ditore me nga 100 franga. Ajo kishte ardhur në përfundim se personi e kishte hequr folenë pa kontaktuar zyrën përkatëse komunale.

Sikurse i akuzuari, po ashtu edhe dëshmitari kanë thënë se atë ditë, në fole nuk ka pasur sorra apo vezë dhe se i pandehuri e kishte hequr folenë e zbrazët nga viti i kaluar. Foletë e reja që kanë qenë në ndërtim e sipër, ai nuk i ka prekur. Pra, nuk mund të bëhet fjalë se ai i ka penguar nëndonjë mënyrë sorrat. Për shkak se “sorrat nuk i çelin vezët në fole të pandërtuara”.albinfo./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë