Loading…

Gjoba për të pavaksinuarit nëpër Europë

  • 30/11/2021 | 19:03

Gjoba për të pavaksinuarit nëpër Europë

Kush është 60 vjeç e sipër në Greqi dhe nuk vaksinohet deri më 16 janar do të paguaj çdo muaj 100 euro gjobë deri kur të vaksinohet.


Kjo është një prej masave drastike të shpallura këtë të Martë nga kryeministri Qirjakos Micotaqis, sipas të cilit masa synon të nxisë vaksinimin e popullsisë sidomos tani që po qarkullon edhe varianti i ri Omikron.

Ndëshkime të rënda financiare deri në 7200 euro parashikon edhe Austria për të gjithë ata që nuk duan të vaksinohen. Ky vend është i pari në Europë që e ka bërë vaksinimin e detyrueshëm dhe si afat ka përcaktuar 1 Shkurtin.

Rregullorja e re e qeverisë parashikon që kush e kalon këtë afat dhe nuk vaksinohet, do të gjobitet fillimisht me 3600 euro dhe nëse këmbëngul për të mos u vaksinuar, vlera e masës ndëshkuese i dyfishohet. Autoritetet e shohin vaksinimin e detyrueshëm si të vetëm zgjidhje të mbetur për të kapërcyer kuotën e rreth 70% të popullsisë ku ka mbetur ky proces.

Sakaq, Gjykata Kushtetuese në Gjermani i konsideroi konform ligjit, kufizimin e lëvizjeve dhe distancën sociale që u aplikuan si masa gjatë bllokadës së vitit 2020, kur përhapja e Covdid-19 ishte në fazat e para.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë