Loading…

Gjoba për 214 biznese të mishit e të ushqimeve tjera për shkak të kushteve higjenike

  • 15/04/2017 | 16:59

Gjoba për 214 biznese të mishit e të ushqimeve tjera për shkak të kushteve higjenike

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjieno-sanitare, ndërkohë që janë vendosur gjoba për rreth 241 biznese të tjera. Aksioni i AKU-së kishte fokus dyqanet e mishit dhe subjektet e tjera që tregtojnë produkte ushqimore në prag të Festës së Pashkëve.

Inspektimet janë fokusuar edhe në dyqanet ushqimore, por edhe të produkteve që vijnë nga jashtë vendit. Gjithashtu, inspektimet janë bërë edhe në mjetet e transportit të produkteve ushqimore për verifikimin e kushteve se si transportohen ushqimet.

Përgjatë këtyre ditëve AKU ka kryer kontrolle të imtësishme për mishin që importohet nga jashtë vendit, ku ka rezultuar se është brenda parametrave që parashikon ligji. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të blejnë mishin që shitet në subjekte të licencuara, i cili është kontrolluar më parë nga veterinerët.

Nga të gjitha inspektimet që janë bërë brenda kësaj periudhe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur 6.4 milionë lek gjoba, kryesisht për mungesë të certifikimit të mishit, mungesë te etiketave në gjuhën shqipe, apo mungesë të kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë