Edhe një tjetër sukses i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kësaj radhe, oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, ka marrë çmimin kadeti më i mirë i huaj në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sand-hurst të Britanisë së Madhe.
Çmimin ia ka ndarë kryeministrja britanike, Theresa May. Xhevahir Hasanaj thotë se ndihet krenar për çmimin e fituar.
Nëntogeri Hasanaj pohon se përvojën njëvjeçare të fituar në këtë akademi do ta sjellë në Kosovë, duke shërbyer në FSK.
Hoxha më pas ka thënë se gjithmonë do t’i shërbejë vednti të tij, Kosovës.
Në ceremoninë ushtarake “Parada e Sovranit në Londër”, ka diplomuar edhe kadeti tjetër i FSK-së, Arlind Bajrami. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi.